Kanadaja formon organizatë për të mbështetur të mbijetuarit e shkollave rezidenciale indiane

Një organizatë e re do të mbikëqyrë shpërndarjen e 200 milionë dollarëve kanadezë për nxënësit e mëparshëm të shkollave famëkeqe rezidenciale federale indiane të Kanadasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Korporata McLean Day Settlement School do të administrojë fondet. Organizata mban emrin e të ndjerit Garry McLean, i cili ngriti padi grupore në emër të rreth 200 mijë të mbijetuarve.

Ata nuk ishin pjesë e marrëveshjes prej 1.47 miliardë dollarësh kanadezë të arritur në vitin 2006 me ata që u detyruan të futen në 139 shkolla, e para prej të cilave filloi të funksiononte në vitet 1820, kurse e fundit që u mbyll në vitin 1990. Qeveria arriti në 200 milionë dollarë kanadezë zgjidhje me të mbijetuarit e shkollave rezidenciale në vitin 2019. Sistemi i shkollës ditore filloi në vitet 1920.

Claudette Commanda, anëtare e bordit të korporatës së re McLean dhe Algonquin Anishinabe nga komuniteti Kitigan Zibi Anishinabeg në Quebec, i tha Korporatës Transmetuese Kanadeze se ndërsa nxënësit e shkollave ditore nuk u detyruan të futen në shkolla, ajo është një e mbijetuar, ata pësuan abuzim.

“Ne shkuam në shtëpi te familjet tona pas shkollës, por abuzimet ende vazhduan. Ne nuk u lejuam të flisnim gjuhën tonë në ato shkolla. Neve nuk na lejohej as të dinim asgjë se kush jemi ne si njerëz Anishinabe”, tha ajo.

Commanda tha se paratë do të jenë të rëndësishme për të ndihmuar të mbijetuarit të merren me trashëgiminë e shkollës ditore.

“Tani që biseda mbi trashëgiminë e kolonializmit dhe ndikimin e shkollave rezidenciale në Kanada është përtërirë, është jetike që të mbijetuarit e shkollave ditore indiane të mos harrohen”, tha Commanda në një deklaratë, siç raportohet nga Rrjeti Televiziv i Popullit Aborigjen (APTN) News.

“Jemi me shpresë tani që me udhëheqjen e bordit tonë dhe perspektivat e të mbijetuarve të shkollave ditore, fondi i trashëgimisë do të krijojë rrugë pozitive për shërimin dhe do të ndihmojë në rikthimin e gjuhës, kulturës, mirëqenies, përkujtimit dhe zbulimit të së vërtetës”, tha ajo.

Deri më tani 118.950 aplikantë kanë aplikuar për fonde, raportoi APTN. /aa