Gjermania dhe SHBA-ja kanë nënshkruar marrëveshje për të blerë raketa “Tomahawk” nga Amerika, tha sot kancelari gjerman Friedrich Merz, transmeton Anadolu.
“Ne gjithashtu ramë dakord me qeverinë amerikane në margjinat e takimit të NATO-s në Ankara që të blejmë raketa ‘Tomahawk’ nga SHBA-ja dhe t’i stacionojmë ato në Gjermani. Kjo do të na ndihmojë të mbyllim një boshllëk të rëndësishëm strategjik në mbrojtjen tonë”, tha Merz në një fjalim para parlamentit mbi gjendjen aktuale pas samitit të NATO-s të kësaj jave në kryeqytetin turk.
“Dhe në të njëjtën kohë, ne do të punojmë për të zhvilluar sistemet tona evropiane dhe për t’i stacionuar ato në Evropë”, shtoi Merz.
Pentagoni fillimisht kishte planifikuar të anulonte shitjen e raketave “Tomahawk” në Gjermani pjesërisht sepse zyrtarët ishin të shqetësuar se Rusia do ta shihte atë si një përshkallëzim.




