Kancelarja gjermane Merkel në Stamboll për t’u takuar me presidentin Erdoğan

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në Pallatin Huber në Stamboll për t’u takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel dhe Erdoğan hipën në një karrocë golfi dhe vizituan zonën e plazhit të rezidencës.

Duke qëndruar pranë flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë, të dy udhëheqësit përshëndetën gazetarët vendas dhe të huaj që gjendeshin pranë.

Më vonë, dy liderët u larguan nga zona për të zhvilluar takimin e planifikuar. /aa