Kante dhe Putellas më të mirët në mesfushë për sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve

Ngolo Kante është zgjedhur mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21.

Ai me Chelsea fitoi trofeun, duke mposhtur në finale Manchester Cityn me rezultat 1-0.

Kante në finale ishte prej më të mirëve në fushë, duke bërë atë që bën gjithmonë, vrapime dhe rikuperime topash.

Si mesfushorja më e mirë u zgjodh Alexia Putellas e Barcelonës.