Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete

Në Santa Marta të Kolumbisë është kapur një shtetas shqiptar me nofkën “Niko” ose “El Gordo”, i kërkuar nga 180 shtete të botës, nën akuzat për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës.

Besnik Nikolli kërkohej prej tetorit të 2021-s nga autoritetet franceze nëpërmjet Interpolit për krimin e trafikimit të drogës.

I arrestuari dyshohej se ishte përfshirë edhe krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

“Niko” akuzohet të jetë në shërbim të strukturave të trafikimit të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. /tch