Karantina me urdhër të Serbisë, Policia e Kosovës nuk i lejon shqiptarët e Mitrovicës së Veriut të dalin në jug

Qytetarët e komunave veriore të Kosovës nuk po lejohen të kalojnë në pjesën jugore për shkak se qytetet e veriut janë futur në karantinë me urdhër të qeverisë së Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur, Blerim Zhubi, qytetar i pjesës veriore të Mitrovicës i cili nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se policët serbë të Kosovës nuk e kanë lejuar të dal në pjesën jugore për të blerë gjëra ushqimore, shkruan lajmi.net.

“Kujt dreqin i shërben kjo polici, qeverisë së Kosovës apo asaj të Serbisë?”, ka pyetur ky qytetar.Ai ka kritikuar qeverinë se nuk po i bëhet vonë për hallin e shqiptarëve në pjesën veriore, por për kapjen e shtetit me borde.

“Këtë situatë e ka dëshiru Serbia qe 20 vite, asnjë prononcim për këtë gjendje nga qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai.