Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje mbresëlënëse nga natyra shqiptare, duke vënë theksin tek bukuritë e rralla që fshehin parqet kombëtare të vendit.
Në një video të postuar online, Rama ka përzgjedhur imazhe të kaprojve në mjedisin e tyre natyror, të cilat i përshkruan si një “kartolinë pamjesh” që vjen nga thesaret natyrore të Shqipërisë.
“Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare”, shkruan ai, duke evidentuar rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe vlerave natyrore që përfaqësojnë këto zona të mbrojtura.
Vendi ynë numëron 12 parqe kombëtare, që përveç se ruajnë një natyrë të egër dhe të paprekur, janë gjithnjë e më shumë në vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, falë pasurisë së tyre natyrore dhe faunës unike që i karakterizon.








