Karvani ushqimor i UNRWA-s sulmohet nga zjarri i marinës izraelite

Një kamion që transportonte furnizime ushqimore është goditur nga të shtënat e marinës izraelite, tha drejtori i agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Kamioni po priste të lëvizte në veri të Gazës, ku njerëzit atje po përballen me urinë.

“Fatmirësisht, askush nuk u lëndua,” tha zyrtari i UNRWA Thomas White në një postim në X.