Katari ndihmon financiarisht familjet palestineze në Gaza

Palestinians receive their financial aid, 100 USD per needy family offered by Qatar, at a post office in Gaza City

Përfituesit e ndihmës u mblodhën në pikat e shpërndarjes, të përcaktuara nga Komiteti i Katarit për Rindërtimin e Gazës, për të marrë një grant prej 100 dollarësh për çdo familje

Katari sot ka filluar të paguajë mbështetje financiare për mijëra familje palestineze në Rripin e Gazës në koordinim me Kombet e Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfituesit e ndihmës u mblodhën në pikat e shpërndarjes, të përcaktuara nga Komiteti i Katarit për Rindërtimin e Gazës, për të marrë një grant prej 100 dollarësh për çdo familje.

Të mërkurën, një komitet i lidhur me Ministrinë e Jashtme të Katarit tha se mbështetja do të përfshinte 100 mijë familje në Gaza.

Katari ka ofruar ndihmë financiare për palestinezët në Gaza në baza mujore që nga tetori i vitit 2018.

Ndihma financiare e Katarit koordinohet nga Kombet e Bashkuara, Izraeli dhe grupi Hamas, i cili qeveris në Rripin e Gazës. /aa