Deputetja britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns ka thënë se Serbia i ka armatosur anëtarët e grupit që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.
Në videon të cilën e ka ndarë në rrjetin “X”, nga fjala e saj në Këshillin e Evropës Kearns shprehu në mbrojtje të qytetarëve të Serbisë, të cilët sipas saj, meritojnë zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe një demokraci të çliruar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.
“Evropa nuk duhet ta kthejë shikimin nga ana tjetër ndërsa liritë demokratike po shkatërrohen”, shkruan ajo në X.
Bazuar në tragjedinë e ndodhur në Novi Sad, Kearns përmendi protestat duke theksuar se 4 milionë njerëz dolën në rrugë.
Ajo alarmoi për mediat në Serbi duke theksuar se shtypi i lirë është një themel mbi të cilin ndërtohet demokracia. Sipas saj, mediat në Serbi po “çmontohen qëllimisht dhe në sy të publikut”.








