KEK nxjerr nga prodhimi Bllokun A4

Për shkak të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj, Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sonte në mesnatë do të nxirret nga prodhimi Blloku 4 i Termocentralit Kosova A.

Sipas njoftimit të KEK-ut, i njëjti pritet të rikthehet në funksion pas 4-5 ditëve.

Ndërkohë, për zhvillime tjera thuhet se qytetarët do të njoftohen me kohë.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.

Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.

Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.