Keksa me fara susami, në vetëm 15 minuta!

Keksat e susamit janë ato keksa që momentin që I keni provuar, keni dashur të dini recetën e tyre. Janë aq të shijshëm sa që të gjithë I pëlqejnë.

Një recetë shumë e lehtë dhe e shpejtë për tu përgatitur.

Përbërësit që ju duhen:

  • 70 gr miell;
  • 60 gr gjalpë;
  • 120 gr sheqer;
  • 1 vezë;
  • ½ e lugës së cajit ekstrakt vanilleje;
  • 1 lugë caji lëng limoni;
  • 160 gram fara susami;
  • ½ e lugës së cajit pluhur për pjekje;
  • ½ e lugës së cajit kripë.

Mënyra e përgatitjes:

1. Përzini së bashku miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën.
2. Përzini gjalpën e shkrirë me sheqer. Shtoni një vezë, vanillën dhe lëngun e limonit në këtë përbërje. Përzini për 20-30 sekonda.
3. Në një shpejtësi të ulët, shtoni miellin pak nga pak në mikser.
4. Shtoni farat e susamit në këtë përbërje dhe përzini me lugë. (Farat e susamit duhet të pjekën pak para se ti përdorni në recetë)
5. Ngroheni furrën në 180 gradë. Kthejeni përbërjen në letër për pjekje. Lërini keksave hapësirë prej 3-4 cm, sepse do të rritën.
6. Piqni për 8 deri në 15 minuta, varësisht nga madhësia.
Keksa me fara susami, në vetëm 15 minuta!