Numri i personave që vdiqën nga uria duke agjëruar “për të takuar Profetin Isa (Jezus)” është rritur në 109 në qytetin Malindi të Kenias, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga policia e Kenias ndahet informacioni se është rritur në 109 numri i trupave të gjetur në pyllin Shakahola në afërsi të Kishës Good News International në Malindi.
Në deklaratë thuhet se janë gjetur edhe 11 trupa, përfshirë dhe 5 fëmijë. Kryqi i Kuq i Kenias parashikon se janë 112 persona të zhdukur.
Pas akuzave lidhur me vdekjet në Kishën dhe Qendrën New Life Dua në rajonin Kilife, dje u arrestua prifti Ezekiel Odero dhe u mbyll kisha e tij.
Odero, për të cilin thuhet se ka kryer misionarin në televizion dhe se është mjaft i njohur në mesin e popullit, theksohet se ai u arrestua në mesin e muajit dhe se nuk dihet nëse ka apo jo lidhje me Paul Mackenzie Nthenge, liderin e “Sektit Malindi” që njihet edhe si “Sekti i Urisë”.
Në lajmet e mediave vendase thuhet se Nthenge prifti i Kishës Good News International u kishte premtuar njerëzve se do të takonin Jezusin duke qëndruar të uritur.
Policia vazhdon punimet e kërkimeve në zonën pyjore në rajonin Shakahola.
Government is suppressing Shakahola massacre statistics – angry resident pic.twitter.com/mbsEaE8IP4
— Phelix G-Cord (@PhelixOchola) April 28, 2023