Kërcënim me bombë, Policia rrethon Rektoratin e UP-së

Pas pranimit të një e-maili me përmbajtje kërcënuese, me shirita të policisë është rrethuar objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të martën pasdite.

Siç kanë thënë policët në vendin e ngjarjes bëhet fjalë për “një çështje brenda Rektoratit”. Ndërsa rektori, Naser Sahiti ka konfirmuar për KOHËN se bëhet fjalë për një e-mail anonim që në përmbajtje kishte kërcënim për shpërthim me bombë.