Kërcënohet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, andaj është rritur edhe niveli i sigurisë ndaj tij.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ciki ka thënë se Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.

Ndërkohë që nuk dihet se nga kush dhe si është kërcënuar kryeministri Kurti, por që forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e tij.