Kërkohet një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi tragjedinë në Gjilan

Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata Themelore t’i vendosë një muaj paraburgim shoferit të kamionit që dje e shkaktoi aksidentin në Gjilan.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Prokurorisë, Liridonë Xheladini.

Theksojmë se nga aksidenti i djeshëm në Gjilan mbeti i vdekur një person e disa tjerë u lënduan.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka bërë të ditur sot për lajmi.net se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK po trajtohen tre persona, ndërkaq në Spitalin e Gjilanit janë duke u trajtuar pesë persona.