Ballina Lajmet Kosovë Këto janë çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Këto janë çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Sipas vendimit të Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, janë përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Bazuar në këtë vendim, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.64 euro, për benzinë 1.39 euro, ndërsa për gas 0.87 euro për litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe zbatohet në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në gjithë territorin e Kosovë.