Këto janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për dhëmbët

Shëndeti oral varet shumë nga zgjedhjet ushqimore.

Ndërsa ushqimet me sheqer dhe që ngjiten në dhëmbë për një kohë të gjatë përkeqësojnë shëndetin dentar, frutat, ushqimet dhe perimet e pasura me kalcium dhe proteina ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, parandalimin e dëmtimit të tyre, si dhe sigurimin e lëndëve ushqyese thelbësore për dhëmbë sa më të bardhë.

Pra, nëse keni dhëmbë të mirë, por dëshironi të shmangni problemet, mos konsumoni mini porcione ëmbëlsirash disa herë në ditë, përkundrazi, hani një herë, pasi frekuenca më e lartë e ëmbëlsirave do të thotë rritje e rrezikut të zhvillimit të kariesit, shkruan Hindustantimes.

Dr Namrata Rupani, Themeluese e Capture Life Dental Care, ndan listën e ushqimeve më të mira dhe më të këqija për dhëmbët.

Ushqimet më të mira për dhëmbët

Frutat dhe perimet e pasura me fibra: Frutat janë të pasura me fibra dhe pastrojnë dhëmbët e mishrat në mënyrë natyrale. Ato gjithashtu ofrojnë një stërvitje të mirë për muskujt e nofullës.

Produktet e qumështit: Ushqimet që janë të pasura me kalcium janë të mira për smaltin e dhëmbëve, lëvozhgën e jashtme të fortë të dhëmbit.

“Qumështi, djathi dhe produktet e tjera të qumështit ndihmojnë në rikthimin e mineraleve në dhëmbë që mund të kenë humbur për shkak të vakteve të tjera dhe gjithashtu ndihmojnë në riparimin e smaltit të dhëmbëve”, thotë dentisti.

Çaj jeshil dhe i zi: Të dy këta çajra përfshijnë polifenole, të cilat ndërveprojnë me bakteret e pllakës për të vrarë ose parandaluar zhvillimin e baktereve ose prodhimin e acidit që prishë dhëmbët.

Ushqimet më të këqija për dhëmbët

Ëmbëlsirat: Ushqimet që ncegin në dhëmbë për një kohë të gjatë mund të nxisin rritjen e baktereve.

“Nëse dikujt i pëlqen të konsumojë ëmbëlsirat, shkoni tek ato që treten me shpejtësi në gojë dhe nuk ngjiten në dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve. Karamelët dhe ëmbëlsirat e tjera të sheqerit të rafinuar duhet të shmangen me çdo kusht”, thotë Dr Rupani.

Ushqime me niseshte dhe ngjitëse: Fetat e buta të bukës dhe patatet e skuqura janë disa që duhet shmangur. Këto ushqime ngjitëse shkaktojnë më shumë dëme pasi ndahen në grimca më të vogla që janë të vështira për t’u hequr nga dhëmbët.

Pijet joalkoolike dhe pijet e gazuara: Përveç përmbajtjes së lartë të sheqerit, shumica e pijeve joalkoolike përfshijnë acide fosforike dhe citrik, të cilat gërryejnë smaltin e dhëmbëve dhe shkaktojnë dëmtim të dhëmbëve.