Këto ushqime fshehurazi dëmtojnë dhëmbët

hëmbët kanë rëndësi të veçantë në dukjen tonë, e për këtë të gjithë duam të kemi një buzëqeshje të shëndetshme e të bukur, prandaj edhe bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë.

Madje, shumë njerëz e vizitojnë dentistin rregullisht, refuzojnë konsumimin e ushqimeve të ëmbla kështu duke i ruajtur dhëmbët nga prishja.

Sipas ekspertëve, duket se ka disa ushqime të cilat duken të sigurta për t’i konsumuara, por që mund të jenë shumë të shëndetshëm për shëndetin e dhëmbëve.

Këto janë disa nga ushqimet që fshehurazi na dëmtojnë dhëmbët:

Boronicat

Boronicat nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por i ngjyrosin dhëmbët me ngjyrë të kaltër.

Normalisht se nëse nuk hani shumë shpesh boronica kjo nuk do të ndodh, por konsumuesit e rregullt të boronicave zakonisht kanë dhëmbë më të verdhë.

Domatet

Domatet janë acidike njësoj sikurse pemët citrike. Ky acid i dëmton dhëmbët dhe e rritë ndjeshmërinë dentale.