Këtu zen fillë “BEREQETI”

13 dhjetor, 2022 – në ditën e sotme të vitit 1990 zen fillë BEREQETI I BIK, në Prishtinë.

Themelimi I Këshillit Nismëtarë për ndihma emergjente  shqiptarëve të Kosovës, të cilëve Beogradi u rrëmbeu kafshatën e gojës atyre që nuk iu përkulën masave të dhunshme të pushtetit të Beogradit, ishte  në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës si organ ndihmës operativ I BIK. Caktoi pikën grumbulluese të ndihmave në Medresen Alauddin dhe themeloi në të gjithë Këshillat e Bashkësisë Islame në Kosovë, organet operative ndihmëse, dhe me përkrahjen e prof. Shemsi Ajvazit dhe prof. Merzuk Vejzagiqit arritën maunet e para me artikuj ushqimor dhe veshmbathje nga Bosnja, e më pas edhe mjete tjera për mbijetesën e popullatës së Kosovës, si medikamente mjeksore, mjete shkollore etj. Ajo ndihmë, disa tonelata miell, vaj, kryp, sheqer, veshmbathje etj., u shpërnda në tërë Kosovën, duke filluar nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Ferizaji, Gjilani etj.

13 dhjetor, 1990-para xhamisë Madhe, Prishtinë
Këshilli nismëtarë për ndihma emergjente-organ operativ i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetar: Feti Mehdiu
Sekretar: Rexhep Luma

Nga e majta: Naim Tërnava, Feti Mehdiu, Rexhep Luma, Rexhep Boja, Hysen Gylderen, Hetem Hoxha, Ilaz Duka, Rashit Gorani, Qemal Morina – foto Safet Bytyqi.

Ky organ kështu funksionoi 5-6 muaj dhe pastaj vazhdoi rrugën e riorganizimit deri te BEREQETI, që vazhdon të funksionojë për të njëjtin qëllim. I VOFT MBARË!

Nga: Akademik Feti Mehdiu