KFOR-i turk ofron ndihma për familjet në nevojë në Kosovë

Kryesia e delegacionit turk që vepron në kuadër të Misionit të Forcave Paqeruajtëse të Kosovës (KFOR), ka shpërndarë pako ushqimore për 500 familje në nevojë në mbarë Kosovën, raporton Anadolu Agency (AA).

KFOR-i Turk në kuadër të aktiviteteve të Ramazanit si dhe Bajramit të Madh, ka shpërndarë 80 pako ushqimore në komunat e Skenderajt dhe Hanit të Elezit.

Imami i Xhamisë së Hanit të Elezit, Nusret Shiti, duke folur në aktivitetin e shpërndarjes së ndihmave, tha se Turqia me vite me institucionet e saj ka ndihmuar Kosovës.

“Edhe gjatë muajit të Ramazanit ka ndihmuar shumë herë. Mirëpo edhe sivjet nuk na kanë harruar, ngase ne jemi një popull i cili nevojat tona janë të shumta, por sadopak ndihma e tyre e zbut nevojën qytetarët kanë”, tha Shiti duke falënderuar për përkrahjen.​​​​​​​