Kina jep leje Baidu dhe kompanive të tjera të lançojnë robotët e tyre AI të stilit të ChatGPT

Mediat Kineze raportuan se 11 kompani kishin marrë leje nga qeveria përfshirë kompania ByteDance që ka në pronësi TikTok dhe Tencent. Nuk është e qartë nëse Alibaba ka marrë aprovim por përfaqësuesit e kompanisë thanë se kanë aplikuar.

Katër firma Kineze të teknologjisë, përfshirë Baidu dhe SenseTime lançuan ditën e Enjte robotët e tyre bashkëbisedues me inteligjencë artificiale për publikun pasi morën leje shtetërore ndërsa qeveria Kineze po shtyn përpara adoptimin e këtyre shërbimeve për të konkurruar me SHBA-në.

Baidu, motori më madh kërkimor në internet, tha përmes një deklarate se roboti i saj i stilit të ChatGPT, Ernie Bot, tashmë është plotësisht i aksesueshëm për publikun. Të njëjtën gjë bëri edhe SenseTime me debutimin e SenseChat.

Dy startupe të tjera AI si Baichuan dhe Zhipu AI bën lançimet e tyre publike ditën e Enjte. Ndryshe nga vendet e tjera të botës, Kina ju kërkon kompanive të bëjnë vlerësimet e tyre të sigurisë përpara debutimit publik.

Mediat Kineze raportuan se 11 kompani kishin marrë leje nga qeveria përfshirë kompania ByteDance që ka në pronësi TikTok dhe Tencent. Nuk është e qartë nëse Alibaba ka marrë aprovim por përfaqësuesit e kompanisë thanë se kanë aplikuar.

Dhëniet e lejeve ishin parashikuar gjerësisht pasi Kina publikoi një sërë rregullash të përkohshme që synonin rregullimin e produkteve të AI gjeneruese për publikun që hynë në fuqi më 15 gusht.