Në një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, sinjalizoi se vendi i tij është i gatshëm të ndërmjetësojë konfliktin.
“Ukraina është e gatshme të forcojë komunikimet me Kinën dhe pret që Kina të luajë një rol ndërmjetësues në arritjen e një armëpushimi,” raportojnë mediat kineze që citojnë Kuleba-n.
Duke përdorur një gjuhë të fortë, Wang tha se Kina “dënon” konfliktin Ukrainë-Rusi dhe është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve.
Por Wang vazhdoi të ruante një pikëpamje të ekuilibruar për veprimet e Rusisë. Ai tha se ndërsa Kina beson se siguria e një vendi “nuk duhet të krijohet në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera”, siguria rajonale “nuk mund të realizohet përmes zgjerimit të grupeve ushtarake”.





