Kina ka kritikuar SHBA-në për shkak të rolit të Washingtonit në tensionet e Lindjes së Mesme, duke shtuar se vetoja paralizoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Kinës bëri thirrje të martën vonë në ndërprerjen e plotë të zjarrit izraelit në Palestinë.
“Ajo që SHBA bën në mes të konfliktit Palestinë-Izrael është thellësisht zhgënjyese. A janë këto të drejtat e njeriut që SHBA i promovon kur vuan populli palestinez, apo është një justifikim për t’i shërbyer interesave të SHBA-së?”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian në një deklaratë të postuar në Twitter.
“A është kjo ajo që SHBA e quan rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla?”, pyeti zëdhënësi.
Në një konferencë për media ë herët gjatë ditës, Lijian tha se SHBA-ja në vend se të marrë masa proaktive për të parandaluar konfliktin Palestinë-Izrael, është e gatshme të ushqejnë tensionet.
“SHBA-ja ka qenë e izoluar në Këshillin e Sigurimit në mënyrë të paprecedentë dhe janë duke qëndruar në anën e kundërt të ndërgjegjes dhe moralit të njerëzimit”, tha ai.
Lijian po u referohej përpjekjeve të mëparshme të KS të OKB-së për një deklaratë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm, e cila është bllokuar nga SHBA-ja.
“Komuniteti ndërkombëtar është thellësisht i brengosur nga mënyra se si SHBA-ja i është qasur konfliktit Palestinë-Izrael. Njerëzit nuk mund të ndihmojnë por pyesin, a është kjo diplomacia që paraqet të ashtuquajturat të drejta të njeriut dhe vlerat që pretendojnë SHBA-në se është kampione?.
“Pse SHBA-ja ka qenë kaq zemërgurë për të drejtat e njeriut të palestinezëve ndërsa vazhdon të flet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të muslimanëve?”, pyeti ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze është skeptik në lidhje me pretendimet se presidenti i SHBA-së, Joe Biden mbështet armëpushimin në krizën izraelito-palestineze.
Kina, si vendi që kryeson KS-OKB-në në maj dhe anëtarët e përkohshëm Norvegjia dhe Tunizia nisën një iniciativë të re për një hap të përbashkët pas takimit të tretë të Këshillit të Sigurimit. /aa





