Kinë, rritet në 213 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ka arritur në 213 numri i personave të vdekur ndërsa në 9.692 numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (2019-nCoV) që u shfaq në qytetin Whuhan të Kinës dhe i cili po përhapet me shpejtësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka bërë të ditur se nga epidemia 2019-nCoV që është efektiv në të gjithë vendin kanë humbur jetën 213 persona ndërsa janë prekur 9.692 të tjerë nga të cilët 1.527 në gjendje të rëndë.

Ndërkohë është rritur në 15.238 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi. Nën mbikëqyrje janë vendosur 102.427 persona dhe se deri më sot 171 persona kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali.

Më tej thuhet se 19 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 10 në Hong Kong dhe 9 në Macau.