Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturësthotë se, sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale si dhe autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Edhe pse ka pasur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, ministria thotë se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!​”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.