Kjo është një gazetare lajmesh në kanalin Al-Jazeera e quajtur “Ibtikar” – VIDEO

Vajzë e bukur, ka artikulim të saktë, zë të ëmbël, nuk gabon kurrë në asnjë buletin lajmesh, nuk lodhet dhe as nuk rraskapitet, nuk merr rrogë, nuk bën pushime! Nuk është e njëanshme dhe nuk ka axhendë tjeter përveç asaj te kanalit. Kanali nuk paguan për veshjen e saj, grimin, rregullimin e flokëve etj.

Ju mund të habiteni se si nuk gabon dhe nuk merr rrogë.
Mirëpo, mos u habitni sepse “Ibtikar” është vetëm një objekt fiktiv që nuk ekziston, pasi ky është thjesht një program i inteligjencës artificiale.

E ardhmja është shumë e frikshme! /mesazhi