Kjo pije natyrale zgjidh problemet me sinusët, por vetëm nëse e përgatisni mirë

Problemet me sinuset mund të shfaqen si hundë e mbytur, dhimbje dhe presion në ballë, por edhe vështirësi në frymëmarrje.

Nëse edhe ju i përkisni grupit të personave që kanë këto probleme, mund të përpiqeni t’i lehtësoni me pije natyrale.

Borziloku është një opsion ideal sepse përmban kripëra minerale, fibra bimore, kamfor, vajra esencialë dhe substanca të tjera të dobishme.

Kjo bimë është e pasur me vitamina A, K, C dhe B6, si dhe përmban minerale si magnez, mangan, hekur dhe kalium.

Në përgatitjen e çajit të borzilokut, një rregull jashtëzakonisht i rëndësishëm është që ai të mos zihet në ujë, por të hidhet mbi ujë të valuar, për të mos humbur vetitë shëruese.

Hidhni dy lugë borzilok të tharë në një litër ujë të valuar dhe lëreni të mbuluar për 5 minuta. Pas kësaj, mbuloni kokën me një peshqir dhe thithni avullin e çajit duke marrë frymë thellë.

Për cilat sëmundje ndihmon çaji i borzilokut?

  • Problemet me veshka
  • Problemet me fshikëzën e urinë
  • Problemet me urinim

Është gjithashtu një mjet i shkëlqyer për qetësimin e trupit dhe lehtësimin e simptomave të lodhjes kronike, dhimbjeve të kokës dhe pagjumësisë.

Gjithashtu, mund të lehtësojë simptomat e gripit, ftohjes dhe bronhitit.

Përveç kësaj, ndihmon në problemet dermatologjike.