Koalicioni i udhëhequr nga SHBA negocion me DAESH-in që të dorëzohet

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe organizata terroriste YPG/PKK po negociojnë për dorëzimin e anëtarëve të DEASH-it që janë të bllokuar në një zonë në lindje të Eufratit në qytetin Deyrizor të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe terroristët e YPG/PKK-së po negociojnë nëpërmjet ndërmjetësuesve me organizatën terroriste DEASH, e cila është bllokuar në rajonin Bagoz të Dejrizorit. Për shkak të negociatave, forcat e koalicionit kanë ndërprerë sulmet në rajonin Bagoz në lindje të Eufratit. Ndërkohë, bëhet e ditur se në rajonin ku janë bllokuar mijëra civilë dje është lejuar hyrja e shtatë maunave me ndihma humanitare. Në rast të vazhdimit të sulmeve, ka shqetësime për jetën e mijëra civilëve që janë strehuar në rajonin prej reth 30 kilometrash katrorë Bagoz pasi janë larguar nga bombardimet. Nga koaliacioni ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen. – Situata në Dejrizor Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-ve, ka okupuar zonat periferike lindore, perëndimore dhe veriore të Dejrizorit, rajon në lindje të lumit Eufrat në afërsi të kufirit me Irakun. E mbështetur nga SHBA nga ajri dhe nga Franca nëpërmjet artilerisë, YPG/PKK më 11 shtator 2018 nisi një operacion për largimin e plotë të DEASH-it nga Dejrizori. Ndërkaq, në pjesën perëndimore të Dejrizorit të pranishme janë forcat e regjimit të Bashar al-Assadit. YPG/PKK mban të pushtuar afërsisht një të tretën e territorit sirian. Pasi pushtoi edhe qendrën e rajonit Hexhin, e cila ishte kalaja e fundit e DEASH-it, YPG/PKK më pas kaloi në veprim për të marrë nën kontroll edhe zonat e tjera të rajonit. Aktualisht, DEASH tregon prani vetëm në zonën Bagoz në pjesën periferike të Dejrizorit