Kocijançiq shfaq qëndrimin e BE-së për Trepçën, taksën dhe zgjidhjen përfundimtare për Kosovën

BRUSSELS, BELGIUM - APRIL 13 : European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini's spokesperson Maja Kocijancic speaks to media on Muhammad Kamaruzzaman's execution in Brussels, Belgium on April 13, 2015. Dursun Aydemir / Anadolu Agency
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq ka bërë deklarata të reja në lidhje me temat kryesore të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq ka thënë se statusi i Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo ka theksuar se “të gjitha pyetjet e hapura mes dy palëve duhet të zgjidhen nëpërmjet finalizimit të dialogut”. BE si mbikqyrës i dialogut ka për synim arritjen e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe zgjidhjen e të gjitha temave të hapura mes tyre, një herë e përgjithmonë, shtoi ajo për “Tanjug”, transmeton lajmi.net. Kocijançiq ka përsëritur se BE pret heqjen e taksës nga Prishtina për mallrat serbe dhe shpejtimin e procesit të fillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë vetëm pasi të hiqet vendimi për taksë ndaj mallrave serbe dhe kur sipas tij të ndalen provokimet rreth statusit të Trepçës.