Ekspertët e çmontimit të bombave po shkojnë në disa vende në veri të Izraelit, tha policia izraelite në një deklaratë
Sipas një raportimi sot herët nga Radioja e Ushtrisë Izraelite, koka shpërthyese ranë në disa zona në qytetin Haifa të Izraelit pas një sulmi të ri raketor nga Irani, transmeton Anadolu.
Ekspertët e çmontimit të bombave po shkojnë në disa vende në veri të Izraelit, tha policia izraelite në një deklaratë.
Një numër automjetesh kanë pësuar dëme të mëdha ndërsa ka dëme edhe në ndërtesa.
Rajoni ka qenë në alarm që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz deri më sot, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.








