Kolona në Merdare, bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë në temperatura shumë të ulëta

Bashkatdhetarët të cilët po largohen nga Kosova pas përfundimit të festave të fundvitit po presin gjatë nëpër kufi, sidomos në pikëkalimin kufitar, Merdare. Megjithëse temperaturat janë shumë të ulëta, atyre po iu bie të presin 4 orë e 20 minuta në Merdare për të dalë nga Kosova, shkruan Indeksonline. Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, duke cekur se për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje. Ndryshe, kolona janë krijuar edhe në kufirin Dheu i Bardhë, ku sipas njoftimit të kësaj qendre, pritja për të dalur nga Kosova është 1 orë.