Kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës, pritje deri në një orë

Pritjet dhe kolonat e gjata në pikat kufitare të Kosovës kanë filluar të vërehen.

Me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë, kolonat dhe pritjet nëpër pikat kufitare të Kosovës kanë filluar vërehen.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më së shumti vërehen në hyrje të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në publikimin e fundit, në ueb faqen e kësaj Qendre, shihet se kolona të gjata ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Sipas këtyre të dhënave, në hyrje të Kosovës te Dheu i Bardhë kolona është mbi 80 metra dhe pritja është deri në gjysmë ore.

Ndërkaq në pikën kufitare në Merdare, kolona është mbi 100 metra dhe pritja për në hyrje të Kosovës është deri në 50 minuta.Po ashtu edhe në pikën kufitare në Jarinjë pritja është deri në 30 minuta ndërkaq kolona është deri në 100 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat dhe pritjet janë vetëm në hyrje të Kosovës, ndërkaq në dalje të Kosovës nuk ka fare kolona kure pritja maksimum është 10 minuta.