Kolonë e kamionëve prej 21 kilometrash në vendkalimin kufitar Turqi-Bullgari

Në anën turke të kufirit me Bullgarinë janë formuar kolona të gjata të kamionëve që transportojnë mallra në Evropë

Kolona e kamionëve në vendkalimin kufitar Kapıkule, në kufirin me Bullgarinë, është e gjatë 21 kilometra, raporton Anadolu Agency (AA).

Në anën turke të kufirit me Bullgarinë janë formuar kolona të gjata të kamionëve që transportojnë mallra në Evropë. Ashtu që në vendkalimin kufitar Hamzabeyli, kolona e automjeteve është e gjatë tetë kilometra.

Në vendkalimin kufitar para vendkalimit Kapıkule presin rreth 800 kamionë, ndërsa në Hamzabeyli rreth 300 kamionë.