Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kolonë të paligjshëm hebrenj, kriminalisht drejt Gazës me flamuj izraelitë

Kolonë të paligjshëm hebrenj, kriminalisht drejt Gazës me flamuj izraelitë

Kërkojnë pushtim të përhershëm të një toke mes një gjenocidi

Një video është shfaqur në mediat sociale ku kolonë të paligjshëm izraelitë marshojnë drejt Gazës me qëllim pushtimin e përhershëm.

Qindra sosh, përfshirë fëmijë dhe foshnje, marshuan drejt kufirit të Rripit më 5 shkurt, duke kërkuar hapur pushtimin e paligjshëm të përhershëm të enklavës së rrethuar në mes të gjenocidit izraelit.

Marshimi u organizua nga lëvizja ekstremiste Nahala, e udhëhequr nga kolonistja famëkeqe Daniella Weiss, e cila pretendon se Gaza “i përket” Izraelit.

Organizatorët thanë se gati 1,500 kolonë u mblodhën përgjatë kufirit, duke valëvitur flamuj izraelitë ndërsa marshonin drejt territorit palestinez.

Kolona shtrihej për më shumë se dy kilometra, dhe videoja i tregon ata duke ecur vazhdimisht. /tesheshi