Kolonët hebrenj sulmojnë një palestinez me fëmijë

Kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor sulmuan një automobil në të cilin gjendej një palestinez me një fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gassan Douglas, një nëpunës i Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO) për vendbanimet hebreje, tha se kolonët hebrenj në vendbanimin Shiloh, midis Nablusit dhe Ramallahut, gjuajtën me gurë një automobilin që po kalonte.

Palestinezi Davsem Rabi dhe fëmija u shtruan në spital.

Më shumë se 250 vendbanime ilegale hebreje janë ndërtuar në Bregun Perëndimor, i cili u pushtua nga Izraeli në vitin 1967. Më shumë se 450.000 kolonë hebrenj jetojnë në këto zona, gjë që e bën jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të okupuar. /aa