Kolumbi, narko-klani 70 mijë dollarë shpërblim për vrasjen e qenit të policisë

Narko-klani “Clan del Golfo” ka ofruar shpërblim në para në vlerë prej 70 mijë dollarësh për vrasjen e qenit të policisë që kishte penguar dërgesën e drogës nga Kolumbia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeni i trajnuar “Sombra” kohë më parë pengoi kontrabandimin në Evropë dhe SHBA të një pakoje prej 100 kilogram kokainë të pastër.

Televizioni kolumbian Caracol raporton se kreu i klanit famëkeq Dario Antonio Usuga ka shpallur “Sombran” armikun më të madh të këtij narko-klani.

“Sombra” edhe më parë në disa raste kishte zbuluar drogë dhe kishte penguar dërgesën nga Kolumbia. Usuga ka premtuar 200 mijë pesos (70 mijë euro) për vrasjen e qenit nuhatës të policisë.

Departamenti i policisë për anti-drogë në Kolumbi ka reaguar me shpejtësi duke ia ndërruar “vendin e punës” qenit të rrezikuar.

Me masa të shtuara të mbrojtjes “Sombra” tani do të punojë në aeroportin “El Dorado” në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.