Komandanti i ‘Bondsteel’ tregon për mundësinë e tërheqjes nga Kosova

Komandanti i bazës ushtarake amerikane, koloneli Roy Makareg në një intervistë për mediumin serb ‘Tanjug’ ka folur për spekulimet se SHBA-të mund të largojnë ‘Bondsteel’-in në rast se nuk hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

“Vendime të tilla bëhen në nivele politike” u shprehë shkurt Makareg, transmeton Indeksonline.

“Ambasada e SHBA-ve ka theksuar shumë qartë qëndrimin tonë kombëtar” vazhdoi Komandanti Makareg, shkruajnë mediat serbe.

Ndërsa, Makareg mohoi mundësinë e zhvendosjes së ‘Bondsteel’ në pjesën veriore.