Komisioni Evropian zotohet se do të japë 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

Komisioni Evropian do të zotohet për 1 miliard euro (1.08 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që ikin nga lufta, ka thënë presidentja e tij Ursula von der Leyen.

“Gjashtëqind milionë do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara”, tha von der Leyen në një ngjarje për mbledhjen e fondeve për Ukrainën në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

“Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po vijnë,” tha ajo. /oranews