Komisioni voton rekomandimin për shkarkimin e bordit të RTK-së

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka votuar rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të RTK-së.

Pro rekomandimit votuan gjashtë anëtarë, kurse nuk kishe asnjë kundër dhe asnjë abstenim, transmeton Telegrafi.

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica Xhelili, tha se rekomandimi tregon për dështimet e Bordit të RTK-së prandaj duhet shkarkuar.

Pas votimit të rekomandimit në Komision, shkarkimi i bordit të RTK-së pritet të votohet në Kuvend të Kosovës.

Mbledhja e këtij komisioni u shoqërua me disa debate.