Komuna e Gjakovës blen material shpenzues me bollëk, i kushtojnë rreth 62 mijë euro

Komuna e Gjakovës, e drejtuar nga Ardian Gjini i AAK-së, është furnizuar me bollëk sa i përket materialit të shtypur për nevojat e punonjësve të saj.

Kështu, në maj të këtij vit është lidhur kontratë me N.Sh.T “Erpo-Print”, për furnizim me material të shtypur për nevoja të ndryshme.

Çmimet njësi të furnizmeve janë paraqitur në Ofertën Financiare. Çmimi i kontraktuar bashkë me TVSh-në është 61 mijë e 836 e 16 euro.

Komuna e Gjakovës i bie të ketë paguar 7 mijë euro për disa banera dhe cerada, derisa disa ftesa të madhësisë A4 “color”, kanë kushtuar hiç më pak se 4 mijë euro.  Kurse për 20 mijë fletpalosje është paguar 3 mijë euro.

Tutje, kjo komunë ka paguar 4 mijë e 800 euro për bloka për participim.

Më poshtë mund të shihni kontratën e arritur mes Komunës e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini, dhe ndërmarrjes së lartëpërmendur.