Konfiskohen 35 kg marihuanë në Podujevë, arrestohet 26 vjecari

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe luftimit të kontrabandimit me substanca narkotike, me datë 26.09.2016, ka përgatitur dhe realizuar një Plan Operativo-taktik i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike.

Gjatë realizimit të këtij plani në një Pikë Kontrolli të Automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor. Policia menjëherë ndërmerr veprimet e nevojshme operacionale dhe arrin ta ndalon veturën e dyshuar në hyrje të Podujevës, ku gjatë kontrollit gjen dy çanta të mëdha me 35 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, i dyshuari mashkull K/Shqiptar: viti i lindjes (1990) është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar lënda: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 i kodit penal të RKS-së.