Konjufca takohet me presidentin e Estonisë, flasin për sigurinë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Estonisë.

“Diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm mes nesh, duke ndaluar te nevoja e shqyrtimit të mundësive për të forcuar edhe më tutje raportet mes vendeve tona që ndajnë interesa, vlera dhe qëllime të përbashkët”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Konjufca ka falënderuar presidentin estonez për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

“Presidentin estonez e falënderova për pritjen e ngrohtë dhe i tregova mirënjohje për mbështetjen që shteti estonez ka treguar ndaj Republikës së Kosovës, synimeve tona për integrim në strukturat evropiane apo ndërkombëtare”, ka shkruar ai tutje.

Ai ka bërë të ditur se Karisin e ka njoftuar për situatën politike në vend, veçanërisht për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist në Banjskë.

“Angazhimi për paqen, në kohë si këto, konfirmohet nga gatishmëria për të mbrojtur vlerta tona po aq sa edhe territoret tona, me çdo kusht e me të gjitha mjetet e nevojshme. Kjo është ajo që mbi të gjitha duhet të na sjellë çdo herë e më pranë, gjithnjë e më shumë”