Konjufca tërheq Çitakun dhe gjashtë ambasadorë të tjerë nga misioni diplomatik

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar kthimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik nëpër botë.

Në mesin e tyre është Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, transmeton Klan Kosova.

“Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politikë:

Znj. Vlora Çitaku
Z. Edon Cana
Z. Lirim Grejçevci
Z. Shpend Kallaba
Znj. Mimoza Ahmetaj
Z. Ylber Hysa
Z. Ramadan Avdiu