Ballina Sport Futboll Korenica po kërkohet edhe në Kinë

Korenica po kërkohet edhe në Kinë

Meriton Korenica în meciul de fotbal dintre FC CFR 1907 Cluj și Pafos FC , contând pentru play-off - ul Conference League, desfășurat pe Stadionul Dr.Constantin Rădulescu din Cluj-Napoca, joi 22 august 2024. © FOTO: Flaviu BUBOI/SPORT PIC5TURES

Meriton Korenica edhe pse vlerësohet lojtar shumë i rëndësishëm për Clujin, ka gjasa që të largohet nga skuadra rumune gjatë këtij muaji.

Te Cluji kanë pranuar se kanë marrë oferta për Korenicën edhe nga Kina, por nuk kanë përmendur emrat e skuadrave të interesuara.

Gjithashtu, në garë është edhe ekipi nga MLS e SHBA-së, DC United që veçse ka ofruar 4 milionë dollarë për kartonin e tij.

“Ka interes nga Kina, nga MLS për Korenicën por do të mundohemi ta mbajmë edhe pse do të jetë vështirë pasi ofertat janë të mira. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe me largimin e tij do të humbim shumë, por do të shohim”, ka thënë Bogdan Mara, drejtori sportiv i Clujit.

29-vjeçari është pjesë e Clujit prej vitit 2024 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa në sezonin aktual, Korenica ka 7 gola e po aq asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Gjithashtu, Korenica ka edhe gjashtë ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Kosovës për të cilën debutoi në shtator të vitit 2023.