Koronavirusi në Kosovë, sot hyjnë në fuqi masat e reja të qeverisë

Prej sot hyn në fuqi masat e reja të anti-Covid.

Tek këto masa do të iu mundësohet qytetarëve lëvizja e lirë dy herë nga 90 minuta, paradite dhe pasdite.

Qeveria e Kosovës apelon tek pronarët e lokaleve që të përcaktojnë numrin e kufizuar të klientëve brenda ku shërbejnë.

Sipas rregullave të reja lejohet një person në 8m2 (metër katror).

Masat e reja do të vlejnë deri më datën 18 maj.