Kosnett takon Kurtin: SHBA mbetet e përkushtuar ta ndihmojë qeverinë e ardhshme

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ekipin e tij, në kuadër të një serie diskutimesh për prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kosnett përmes një postimi në Twitter, ku ka theksuar se mbesin të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme të ketë suksese dhe të sigurojë vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Kosnett.

Ambasadori ka theksuar se diskutimi i sotëm është përqendruar në investimet e energjisë dhe diversifikimin.

“Diskutimi i sotëm u përqendrua në investimet e energjisë dhe diversifikimin, duke përfshirë opsione të qëndrueshme dhe të rinovueshme që do të sillnin rritjen e ardhshme ekonomike të Kosovës”, ka thënë Konsett.