Kosova as në këtë luftë s’është e vetme, mbërrin donacioni humanitar mjekësor nga Holanda

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Graiçevci, përmes një postimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se një donacion humanitar mjekësor nga Holanda ka mbërritur në vendin tonë.

“Për t’i zbutur sadopak nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në përballje me pandeminë COVID-19, Ambasada e Kosovës në Holandë ka organizuar nisjen e një donacioni me materiale mjekësore, me destinim QKUK-në në Prishtinë. Donacioni, pas shumë pengesave gjatë rrugës, ka mbërritur në Kosovë, dhe nesër do t’i dorëzohet Klinikës Infektive në Prishtinë”, ka shkruar ai, përcjellë Indeksonline.

Donacioni përmban aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermiere, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse, kateterë, etj

“Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj miqtë e Kosovës në Holandë, nga Ambulance voor Kosovo, për donacionin dhe kompaninë Mitrofresh për ndihmën për magazinimin e tyre.