Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s, pozita më e mirë në histori për Dardanët

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e saj të re të kombëtareve, e ku Kosova ka shënuar përmirësim në krahasim me renditjen e kaluar.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve në muajin qershor, ku morën gjashtë pikë pas dy fitoreve e dy humbjeve.

Dardanët tani renditen në pozitën e 106-të, me 1183.9 pikë, duke e përmirësuar pozitën e tyre për një vend.

Përmirësimi i pozitës në renditjen e FIFA-s vjen pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij muaji, ku Dardanët mposhtën Qipron 0-2 dhe Irlandën 3-2, derisa pësuan në dy sfida nga Greqia 0-1 dhe 2-0.

Pozita e 106-të njëherësh është më e mira për Kosovën që nga anëtarësimi në këtë institucion në vitin 2016.

Dardanët do të rikthehen në skenë në muajin shtator, kur do t’i luajnë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Qipros në “Fadil Vokrri” dhe kundër Irlandës së Veriut në udhëtim.