“Kosova nuk është Serbi”, protesta e aktivistëve çekë sot në Pragë

Disa aktivistë çekë sot kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën sa i përket tensioneve të zhvilluara së fundi në mes dy vendeve.
“Kosova nuk është Serbi”, thuhej në njërën prej pankartave që mbaheshin në duart e tyre.

“Miqtë e Rusisë,nuk janë të mirëpritur këtu”, thuhej në një tjetër, transmeton lajmi.net.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla shpërndau fotografinë e realizuar sot në Pragë, e cila fillimisht ishte bërë publike në Twitter.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Ambasadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.